Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Arrestohen dy persona në një fshat në Prizren, policia gjeti drogë në shtëpinë dhe lokalet e tyre

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se të njëjtit kishin kryer veprat penale të falsifikimit të parasë si dhe blerja e posedimi i lëndëve narkotike.

Sipas raportit ditor të policisë, ngjarja është regjistrusar në fshatin Vllashnje në Komunën e Prizrenit.

Njësia rajonale për hetimin e krimeve ekonomike dje realizoi një urdhëresë të gjykatës për të bastisur një shtëpi dhe dy lokale.

Nga bastisja policia gjeti dhe sekuestroi 99.71 gram narkotik të llojit marihuanë.

Me vendim të prokurorit të arrestuarit pas intervistimit janë dërguar në qendrën e ndalimit në Prizren.