Arrestohen dy burra në Obiliq pasi rrahën gratë e tyre

Policia e Kosovës ka arrestuar dy burra në Obiliq pasi të njëjtit dyshohet se kanë rrahur gratë e tyre.

Të dyshuarit janë raportuar në Polici nga gratë e tyre për dhunë psikike dhe fizike.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ndërsa dy gratë së bashku me katër fëmijët e tyre janë dërguar në strehimore.