Ilustrim

Arrestohen 4 persona në Artanë, dyshohen për sulm

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona nën dyshimin se kanë sulmuar persona të tjerë dhe u kanë thyer xhamin e veturës.

Sipas Policisë, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Rasti është raportuar se ka ndodhur në Artanë të mërkurën rreth orës 08:00.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.