Qendra Korrektuese në Lipjan - Foto: KALLXO.com

Arratiset një person nga Qendra Korrektuese Edukuese në Lipjan

Një person është arratisur nga Qendra Korrektuese Edukuese (QEK) në Lipjan mbrëmjen e së enjtes.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës është thënë se i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

“Është raportuar se i dyshuari derisa ishte në mbajtje të dënimin në QEK, është arratisur dhe është larguar në drejtim të panjohur”, ka thënë Policia.

Tutje është njoftuar se njësitet relevante janë duke u marrë me rastin.