Foto: Facebook/ Arben Vitia.

Arben Vitia: Nga sot implantet kryhen në Qendrën Klinike Stomatologjike

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia përmes një postimin në Facebook ka njoftuar se që nga sot implantet stomatologjike do të kryhen edhe në Klinikën e Stomatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Me angazhim të pareshtur dhe përpjekje maksimale sot u arrit që t’ia nisë puna të cilën e pamë për së afërmi bashkë me kryeministrin Albin Kurti. Që ky shërbim të jetë i vazhdueshëm kemi siguruar furnizim të plotë me implante e struktura protetikore. Qytetarët do të marrin shërbim të sigurt, me ekspertizë të lartë profesionale, me çmime shumë më të përballueshme”- ka shkruar Viti.

Vitia ka bërë të ditur se kjo procedurë është kryer më herët vetëm në sektorin privat me një kosto shumë të lartë për pacientët.

Sipas tij, me këtë shërbim të ri përfitojnë në edukimin e tyre mjekët specializantë dhe studentët e Fakultetit të Mjekësisë.