Arben Vitia e pranon humbjen në Prishtinë

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga LVV-ja, Arben Vitia e ka pranuar humbjen në kryeqytet.

Ai tha se Prishtina e ka një kryetar të ri dhe ai është Përparim Rama.

Vitia tha se Prishtinës i uron sukses.

Pak më herët, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka shpallur fitoren e kandidatit të LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Ramës.

Abdixhiku: Përparim Rama është kryetari i ri i Prishtinës