Abdixhiku: Përparim Rama është kryetari i ri i Prishtinës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka shpallur fitoren e kandidatit të LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Ramës.

Në një konferencë për media, Abdixhiku tha se Rama është kryetari i ri i kryeqytetit.

“Më lejoni që t’i shpallë fitoret dhe në Istog, Fushë Kosovë, Junik dhe Dragash”, tha ai.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ, në Prishtinë prinë me vota LDK-ja.