Arben Gashi - Liburn Aliut: Paranoja e sharrës dhe thikave po e terrorizon këtë popull

Arben Gashi nga LDK ka replikuar me Liburn Aliun nga LVV lidhur me komentet e tij se me këtë projketbuxhet po ndizen sharrat.

Arben Gashi tha se paranoja e sharrave dhe thikave po e terrorizon këtë popull, por që ky i fundit nuk u nënshtrohet.

“Paranoja e sharrave dhe thikave po vazhdon. Kjo paranojë po e shkatërron këtë vend, po tentoni ta terrorizoni këtë popull. Paranojës suaj nuk i nënshtrohet ky popull”, ka Gashi.

Kuvendi i Kosovës pritet të votojë sot Projektligjin për buxhetin e vitit 2021.

Në rend të ditës është edhe votimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare.

Projektligji për buxhetin është dërguar në Kuvend nga ana e Qeverisë tashmë në largim dhe ka qenë në shqyrtim te Komisioni për buxhet dhe transfere.

Liburn Aliu për buxhetin 2021: Qeveria po ndez sharrat