Liburn Aliu për buxhetin 2021: Qeveria po ndez sharrat

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka kundvrshtuar projektbuxhetin për vitin 2021 të sjellë sot pvr votim në Kuvend.

Sipas tij, sa herë përmendet interesi madhor “ne duhet të shikojmë për ndonjë sharrë”.

“Sa herë që thirremi në këtë kuvend për interes madhor, ne kemi të drejtën e plotë legjitime të mendojmë që ju po ndizni sharra dikund dhe kështu po bëni me ketë projekt buxhet që e keni sjellur,” ka thënë Aliu

Tutje Aliu tha se kjo qeveri për të cilën tha se nuk është legjitime s’ka të drejtë të sjellë projektligje të tilla në Kuvend.

“Projektligjin për buxhet po e thërrsini ju e jo qeveria, kjo pasi qeveria është jo legjitime. Kjo qeveri e cila ka problem me numra e ju po përpiqeni të sillni diçka shumë shpejt. Ju nuk keni të drejtë të sillni projektbuxhet, këtu është ulur buxheti për shëndetësi e arsim, kurse keni shtuar infrastrukturë, në anën tjetër jemi në krizë,” shtoi Aliu.