Apeli vërteton aktgjykimin lirues të Themelores për ish-kryeshefin e PTK-së, Shyqri Haxha

Gjykata e Apelit ka marrë vendim me të cilin e ka vërtetuar aktgjykimin lirues të gjykatës Themelore, për ish-kryeshefin e PTK-së, Shyqri Haxha, i cili ishte i akuzuar për lidhje të kontratës së dëmshme.

I njëjti akuzohej se ka lidhur kontratë për faturim të ri pa pëlqim paraprak të aksionarit në këtë rast Qeverisë së Kosovës. E ku më pas aksionari ka bërë shkëputjen e njëanshme të kontratës e cila ishte lidhur me kompaninë Amdocs, e ku Qeveria e Kosovës është paditur në Arbitrazh për kompensim të dëmit.

Gjykata e Prishtinës në mars të këtij viti kishte liruar nga akuza Haxhën, ndërsa Apeli ka vërtetuar vendimin e Themelores.

Këtë për Kallxo.com e ka konfirmuar avokati mbrojtës i Haxhës, Ramë Gashi.

“Po, po e ka vërtetu, ka qenë i lirum, Gjykata {e shkallës së dytë} e ka vërtetuar”- tha Gashi në prononcim për KALLXO.com

I njëjti nga ana e prokurorisë po akuzohej se ka kryer veprën penale lidhja e kontratës së dëmshme, duke lidhur kontratë për faturim të ri pa pëlqim paraprak të aksionarit në këtë rast Qeverisë së Kosovës.

E ku më pas Aksionari ka bërë shkëputjen e njëanshme të kontratës  e cila ishte  lidhur me kompaninë Amdocs, e ku Qeveria e Kosovës është paditur në arbitrazh për kompensim të dëmit.

10 vjet pas lidhjes së kontratës 9-milionëshe, Prokuroria e Prishtinës në vitin 2020 ka ngritur aktakuzë ndaj ish-Kryeshefit Ekzekutiv të PTK-së, Shyqri Haxha, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale – lidhja e kontratës së dëmshme.

Sipas prokurorisë i akuzuari më 16 prill 2010, në cilësinë e Kryeshefit Ekzekutiv të Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës (PTK), me dashje dhe me qëllim që të shkaktojnë dëm material, duke mos marrë aprovimin nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ka lidhur kontratë për faturim të ri me ç’rast i ka shkaktuar humbje në shkallë të madhe PTK-së.

Ngase me kërkesë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, më 14 maj 2010 e ka shkëputur njëanshëm kontratën dhe është detyruar të paguajë shumën prej 9 milionë euro si dhe shpenzime tjera të cilat janë bërë lidhur me shkëputjen e kësaj kontrate. Vlera e përgjithshme ka arritur në 9,891,022.81 euro.

Raportimet e ngjashme nga KALLXO.com – LINK