Anëtari i Vetëvendosjes: Ditëve në vijim do të bëjmë prova për protestë me 1,500 persona

Ish-kandidati për deputet dhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Valdrin Ahmeti, ka dhënë detaje për organizimin e “provave për protesta”.

Ahmeti ka shkruar në Facebook se sot janë bërë prova për protestë nga rreth 500 persona, sipas tij, “në formë të kujdesshme e të kufizuar”.

“Ditëve në vijim do ta bëjmë një provë me 1500 vetë. Protesta është e drejtë esenciale në një shoqëri demokratike, dhe mbarëvajtjen e saj në kuptimin e organizimit nganjëherë duhet ta garantojmë vet ne qytetarët”, ka shkruar Ahmeti.

Një grup i aktivistëve të Vetëvendosjes kanë bërë sot prova për një protestë të mundshme duke e respektuar distancën.