Jorn Rohde - Foto: Fatrion Ibrahimi/Kallxo.com

Ambasadori Rohde me urim të veçantë për organizmin e LM ‘Prishtina 2023’  

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, përmes rrjetit  social “X” (ish Twitter) ka uruar Kosovën pas vendimit të Asambleja e Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare që Kosova do të jetë organizatore e Lojërave Mesdhetare që do të mbahen në vitin 2030.

Rohde ka thënë se organizimi i LM2023 shënon për organizatorët një mundësi për në skenën globale.

“Urime Prishtinës për përzgjedhjen për organizimin e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030! Kjo shënon fillimin e një udhëtimi emocionues për organizatorët, i mbushur me punë të palodhur dhe mundësi të bollshme në skenën globale”.

Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare sot në Heraklion të Greqisë, ka shpallur Kosovën shtet mikpritës të LM2030.

 

Kosova nikoqire e Lojërave Mesdhetare ‘Prishtina 2030’