Ambasadori në Tajlandë emërohet Zëvendësministër i Jashtëm

Muhamet Brajshori është emëruar zëvendësministër i Punëve të Jashtme. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Twitter.

“ KM Avdullah Hoti më ka emëruar Zëvëndësministër i Punëve të Jashtme. Do të punojë ngushtë me Ministrën, Meliza Haradinaj në promovimin e qellimeve të Kosovës dhe forcimin e kapacitetit të shërbimeve të huaja për të vepruar në kohë ndryshimesh të mëdha dhe paqartësive në botë”, ka shkruar Brajshori.

Brajshori deri  tani ka mbajtur pozitën e Ambasadorit të Kosovës në Tajlandë.