Ambasadori Kosnett në takim me Isa Mustafën

Paria e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë zhvilluar një takim në njërin prej restaurateve në kryeqytet me Ambasadorin Amerikën në Kosovë, Philip Kosnett.

Në këtë takim kanë marr pjesë nga LDK, i pari i saj, Isa Mustafa, nënkryetarët, Vjosa Osmani e Agim Veliu dhe ish-shefi i grupit parlamentar, Avdullah Hoti.

Ky takim vjen pas dështimit të arritjes së koalicionit për bashkëqeverisje ndërmjet LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Që prej zgjedhjeve të 6 tetorit, takimet ndërmjet dy partive, deri dje opozitare, tani fituese të zgjedhjeve, ka pasur shpesh.

LVV dhe LDK kanë arritur që ta harmonizojnë programin qeverisës 100 përqind, ndonëse për nga përcaktimi ideologjik janë të kundërta.

Deri një ditë para konstituimit të Kuvendit të Kosovës, takime patën edhe Albin Kurti e Isa Mustafa, por ata nuk arritën që të merren vesh për ndarjen, siç thanë ata, të përgjegjësive.

Kërkesa që postin e presidentit ta propozoi LDK, nuk u pranua nga Vetëvendosje.

Kështu, më 26 dhjetor, dy partitë shkuan në “tempullin e demokracisë” pa marrëveshje paraprake.

Kështu, kreu i LVV-së, propozoi Glauk Konjufcën për shef të Kuvendit të Kosovës, i cili edhe u zgjodh me 75 vota për.

Që prej asaj kohe, Albin Kurti ka pranuar tri ftesa nga Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, për, siç tha ai, konsultim për formimin e Qeverisë së re.

Por, dy ftesat e para i ka refuzuar Albin Kurti me arsyen se nuk ishte në Prishtinë.