Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ambasadori Amerikan uron Vjosa Osmanin

Ambasadori Amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka uruar Presidenten e zgjedhur të Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai ka përgëzuar të gjithë deputetet që morën pjesë në votimin për presidenten e re të vendit. Ndërsa, ka thënë se Amerika është e përkushtuar për partneritet të ngushtë me Kosovën.

“Përgëzime për Vjosa Osmanin për zgjedhjen e saj si President, dhe për ata deputetë që kryen detyrën e tyre si anëtarë të Kuvendit. ShBA mbetet e përkushtuar për partneritet të ngushtë me Republikën e Kosovës për të ndërtuar një të ardhme të paqes, drejtësisë dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët”, ka thënë Kosnett.

Vjosa Osmani mori 71 vota nga 82 deputetë sa morën pjesë në votim.

Vjosa Osmani zgjidhet Presidente e Kosovës

www.kallxo.com