Philip Kosnett, i nominuar për Ambasador të Amerikës në Kosovë. Foto: Facebook

Kosnett uron Gresa Caka-Nimanin për pozitën si kryetare e Gjykatës Kushtetuese

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka uruar gjyqtaren Gresa Caka-Nimani për pozitën e saj si kryetare e Gjykatës Kushtetuese.

Kosnett përmes llogarisë së tij në rrjetin social Twitter ka thënë se pavarësia e gjyqësorit është themel i një demokracie të qëndrueshme dhe se do vazhdojnë ta ndihmojnë Kosovën në sundimin e ligjit.

“Urime gjyqtares Gresa Caka-Nimani për pozitën e saj të re si kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Pavarësia e gjyqësorit është themel i çdo demokracie elastike dhe ne mbetemi të përkushtuar të ndihmojnë institucionet e Kosovës, të promovojmë dhe forcojmë sundimin e  ligjit”, ka shkruar Kosnett.

Në maj, Gresa Caka-Nimani, është zgjedhur kryetare e Gjykatës Kushtetuese.

Gjyqtarja Caka-Nimani do të fillojë të ushtrojë detyrën e kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Kosovës më 26 qershor 2021, pasi të përfundojë mandati i kryetares aktuale të Gjykatës, Arta Rama-Hajrizi. Mandati i kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Kosovës është tre vjeçar.