Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog Foto: KALLXO.com

Ambasadori i BE-së në Kosovë: Liberalizmi i vizave nuk do të ndodhë nesër, do të ketë diskutime

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, në një konferencë për media lidhur me Raportin e Progresit për Kosovën tha se liberalizmi i vizave për Kosovën nuk do ndodhë nesër.

Sipas tij, para një vendimi përfundimtar do të ketë diskutime.

“Sigurisht është e rëndësishme që Këshilli do fillojë diskutimin për këtë temë pasi nuk është bërë që nga viti 2018, ky është diskutim në nivel të grupit punues. Nuk do merren vendime, do ketë diskutime. Diskutimi nuk është vendim final, liberalizimi nuk do ndodhë nesër”- tha ai

Derisa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha që është optimist për liberalizmin e vizave.

Më 7 tetor, KE u ka dërguar vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Këshill një dokument të detajuar teknik ku konfirmon se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe se Komisioni konfirmon se mbetet në fuqi propozimi që BE-ja t’i liberalizojë vizat për Kosovën.

Ky dokument do të jetë edhe bazë për diskutimin në grupin punues për vizat në Këshill më 13 tetor në Bruksel.