Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt

Ambasadori gjerman ironizon me Petrit Selimin, ky i fundit pret kërkimfalje

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka ironizuar me një postim të kryeshefit të Korporatës “Sfidat e Mijëvjeçarit” për Kosovë, Petrit Selimi.

Selimi në llogarinë e tij në Twitter ka postuar disa të dhëna se Gjermania do të rrisë edhe më shumë numrin e lejeve të punës për qytetarët nga Ballkani.

“Përmbledhje: Gjermania do të rrisë edhe më shumë numrin e lejeve të punës për Ballkanin. 56% e kompanive gjermane ankohen për mungesë të stafit. 100,000 banorë që largohen nga Ballkani Perëndimor çdo vit”, ka shkruar Selimi në rrjetin social ‘Twitter’ duke iu referuar artikullit të Al-Jazeera Balkans. 

Heldt i ka replikuar Selimit, duke theksuar se ai nuk i ka këto informacione për shtetin e tij – Gjermaninë.

“Gjithmonë është kënaqësi për të mësuar për vendin tim, unë nuk i kam këto informacione. Por me siguri keni burime më të mira për Gjermaninë sesa unë”, ka shkruar ambasadori gjerman.

Ndërsa, Petrit Selimi u përgjigj se shkrimi paraprak i tij ishte marrë nga Al Jazeera.

“Unë thjesht po ripostojë dhe po përmbledhi një artikull i cili është bashkangjitur në Twitterin tim nga AlJazeera, i nderuar ambasador”, iu përgjigj Selimi ambasadorit gjerman.

Jo vetëm kaq, Selimi në një replikë tjetër ka thënë se pret kërkimfalje nga ambasadori Heldt.

“Nëse Heldt mendon se AJBallkans po gënjen, ai mund të reagoj ndaj tyre, e jo të më kthejë mua një përgjigje fyese dhe cinike të padenjë për një diplomat. Isha i qartë në citimin e një burimi të tretë. Pres kërkimfalje”, i ka replikuar Selimi në twitter ambasadorit Heldt.

Në anën tjetër, në artikullin e Al Jazeera Balkans thuhet se “Gjermania është ka nevojë të madhe për punëtorë, andaj edhe shteti gjerman po përshpejton procedurat për ardhjen e ekspertëve të huaj”.

Ky është artikulli i përkthyer në shqip nga AlJazeera Balkans i cili për burim ka median DW, artikull ky që ka postuar Petrit Selimi.

Gjermani po dëshiron edhe më shumë punëtorë nga Ballkani.

Shumë biznese në Gjermani në mungesë të fuqisë punëtore, nuk po janë në gjendje të marrin përsipër punë dhe porosi të reja, si pasojë e kësaj po pësojnë dëme të mëdha financiare, raporton AlJazeera Balkans. 

Gjermania është në nevojë të madhe për punëtore, andaj edhe shteti Gjerman po përshpejton procedurat për ardhjen e ekspertëve të huaj.

Një shërbim i ri është hapur në Bonn (qytet gjerman), e cila do të koordinoj njohjen e aftësive profesionale të marra nga ekspertët jashtë vendit Gjerman.

Ekonomia Gjermane në vazhdimësi po varet nga emigracioni dhe të huajt që punojnë në Gjermani, kjo është arsyeja pse qeveria ka filluar një program për të tërhequr ekspertë të huaj nën moton “ Make it in Germany”, e kjo fushatë është shndërruar në prioritet nacional.

“Pa ekspertë të huaj ne nuk do të jemi në gjendje të mbajmë mirëqenien tonë në këtë nivel. Ne thjesht nuk mund të presim këta njerëz, ne duhet të punojmë dhe të mundohemi për ti marrë ata “ thotë ministri i Punës Hubertus Heil për ekspertët e huaj që pritet ti marrë Gjermania.

Mungesa e punëtorëve, rrezik i madh për biznesin.

Zyra e Statistikave Gjermane pretendon se numri i qytetarëve të aftë për punë sa i përket moshës, deri në vitin 2035 do të zvogëlohet nga katër deri në gjashtë milion persona. (Pra i referohet asaj që deri në 2035 4 deri në 6 persona do të arrijnë moshën e pensionimit).

Sipas anketave rreth 56% e firmave të anketuara konsiderojnë se mungesa e punëtorëve është rreziku më i madh i biznesit.

Çdo e treta firmë gjermane në vitet e fundit ka të punësuar punëtorë nga vendet tjera Europiane respektivisht vendet e treta të Evropës (Me gjasë i referohet shteteve të Ballkanit).

Shumë biznese nuk janë në gjendje të marrin punë dhe porosit të reja, e kjo për shkak të mungesës së punëtorëve dhe po pësojnë dëme të mëdha financiare.

Rreth 1.400 Shërbime të shteti Gjerman po verifikojnë personat em diploma të huaja.

“ Në parim nuk ka shumë rëndësi se nga vjen, gjëja më e rëndësishme është të dëshmosh se dikush dëshiron të integrohet në një vend, dhe se dëshiron të bashkëpunojë dhe të jetë pjesë e shoqërisë sonë. Atëherë nuk është çështje se kush është apo se nga vjen por a dëshiron të integrohet “ ka thënë ministrja e Arsimit Anja Kariczek.

Të hënën ajo ka qëndruar në Bonn, ku është hapur një zyre e re për njohjen e kualifikimeve profesionale.

Sipas raportimeve të mediave lokale, aktualisht në Gjermani janë rreth 1.400 zyre të cilat bëjnë verifikimin dhe njohjen e diplomave të huaja.

Nga Kroacia, Serbia, Bosnja, në Gejrmani gjatë vitit shkojnë rreth 100 Mijë punëtorë.

Me 1 Mars në Gjermani hyn në fuqi një ligj i ri për punëtorët e huaj, që janë të kualifikuar me profesione të ndryshme.

Kjo mendohet të lehtësojë ardhjen në Gjermani të shumë punëtorëve të kualifikuar që vijnë nga shtetet që nuk janë pjesë e BE-së.

Në të ardhmen nuk do të vlejë rregulli që përparësi pune të kenë qytetarët që janë pjesë e shteteve të BE-së.

Një prej rajoneve të shënjestruara nga punëdhënësit në Gjermani janë vendet e ballkanit perëndimor, pasi ata kanë një reputacion të mirë në Gjermani raporton DW.

Artikullin origjinal mund ta lexoni në këtë link.