Soliterat

Soliterët në Ulpianë

Komuna e Prishtinës prezanton planin për renovimin e soliterëve në Ulpianë

Komuna e Prishtinës përmes një konference për media, ka prezantuar planin për renonvimin e banesave të ‘soliterëve’ në lagjen Ulpiana të kryeqytetit.

Renovimi është projekt i përbashkët i Komunës së Prishtinës me Bankën Botërrre dhe fondet e MCC-së, si një nga shtatë komunat që është përzgjedhur për renovimin e objekteve të vjetra.

Kryetari Shpend Ahmeti tha se projekti në fjalë ka të bëjë me ndërtesat ikonë të lagjes Ulpiana, si shembulli më i mirë i planifikimit të një lagjeje.

“Soliterët janë të njohur dhe të mbështjellur me llamarinë në mënyrë interesante, për shkak të kohës së komunizmit. Kemi pasur ankesa nga banorët që kanë problem me nxemje gjatë dimrit. Kemi dizajnin që do të bëhet si ndryshim në këto ndërtesa, por edhe do ruhet trashëgimia kulturore, edhe pse nuk dihet nëse konsiderohen të tilla”, tha Ahmeti.

I pari i Prishtinës gjithashtu bëri të ditur se së shpejti do të fillojë edhe projekti i vendosjes së njehsorëve në ngrohjen qendrore, që sipas tij, secili banor që ka ngrohje qendrore do të ketë matës individual.

Ndërsa Petrit Selimi, përfaqësues i MCC-së, tha se Prishtina është një nga shtatë komunat e përzgjedhura për renovim të objekteve të vjetra, nga MCC. Sipas tij, këto investime do të jenë në objekte shumë katëshe.

“Lagjia Ulpiana ka vlerë ikonike, 70% e investimit do të mbulohet nga MCC. Së shpejti bëhet edhe marrëveshja me Termokos. Kjo do të mundësoje edhe shtrirje të rrjetit të ngrohjes në lagje të tjera. Tash në pranverë fillojnë punimet në Ulpianë”, bëri të ditur Selimi.