Foto" Nicholas Abbott/Twitter

Ambasadori Abbott viziton ukrainasit që janë duke u trajnuar në Kosovë

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott ka vizituar në Kosovë ukrainasit dhe ekipin e deminimit që janë duke kryer trajnim për asgjësimin e mjeteve shpërthyese.

Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se kjo vizitë ishte frymëzuese për të.

Tutje ai ka thënë se burrat dhe gratë që kanë marrë pjesë në këtë kurs do të bëjnë një ndryshim të vërtetë në atdheun e tyre.

“Ishte frymëzuese të vizitoja deminimin e MAT-it për të takuar ekipin e trajnimit dhe pjesëmarrësit ukrainas, të mbështetur nga shoqata bamirëse britanike Friends of Ukraine EOD”, është shprehur Abbott.