Ambasada Amerikane në Kosovë bënë thirrje për vaksinim

Ambasada Amerikane në Kosovë ka bërë thirrje që të vazhdohet vaksinimi kundër COVID – 19.

Përmes një video postimi në Facebook, nga Ambasada Amerikane është thënë vaksinimi është më urgjent se kurrë më parë, pasi varianti Delta i COVID-19, po përhapur me shpejtësi.

Nëpërmes mesazhit, ambasada thotë se vaksinat janë të sigurta dhe efektive, po ashtu është kërkuar nga qytetarët që të mos ndikohen nga dezinformatat.

“Kur jeni të vaksinuar, nuk ka gjasa të merrni #COVID19 dhe nëse e bëni, do të jetë një rast i butë” thuhet në postim.

Deri më sot, në Kosovë të vaksinuar me dozën e parë janë 297 mijë e 490 persona, ndërsa me dozën e dytë janë 62 mijë e 807 persona.

Gjatë ditës së djeshme një person ka vdekur me COVID – 19 dhe 221 raste tjera kanë rezultuar pozitiv nga testet e kryera. Numri i personave të prekur aktualisht nga ky virus është 888.

Duke klikuar në këtë link, do të mund ta shihni videon e plotë të Ambasadës Amerikane.