Foto: Ambasada amerikane/Facebook

ShBA dhuron paisje për Ushtrinë e Kosovës

Zyra e Ambasadës amerikane për Bashkëpunim në fushën e Mbrojtjes ka njoftuar se ia ka dhuruar 8 ambulanca Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sipas njoftimit të Ambasadës kjo ka ndodhur gjatë muajit të kaluar.

Po ashtu, ata janë shprehur krenarë që po mbështesin modernizimin e automjeteve të FSK-së.

“SHBA është krenare të mbështesë modernizimin e flotës së automjeteve të FSK-së”, thuhet në njoftimin e Ambasadës në Facebook.

Ky nuk është kontingjenti i parë i mjeteve luftarake që vijnë nga ShBA për FSK-në

Në fund të 2018-tës disa ditë para se Forca e Sigurisë së Kosovës të ndërronte misionin e saj nga forcë civile në ushtarake 100 autoblinda të tipit Humwye u importuan nga ShBA.

Paisja e FSK-së me mjete të blinduara ishte mirëpritur nga të gjithë në vend.