Albin Kurti bën homazhe për Afrim Zhitinë, Fahri Fazliun, Bahri Fazliun dhe Agron Rrahmanin

 

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka bërë homazhe për heronjtë Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani, në objektin e Kuvendit të Kosovës

Ai për të nderuar veprën e tyre u shoqërua nga bashkëpartiakët e tij dhe prindërit e Astrit Deharit dhe në fund u nënshkrua në librin e zisë, njofton Klan Kosova.

Homazhe për katër heronjtë po bëjnë edhe krerët institucionalë dhe shumë qytetarë.

Eshtrat e tyre do të rivarrosen në Varrezat e Dëshmorëve në Velani të Prishtinës.

Nga ora 10:00 në hollin e Kuvendit po bëhen homazhe për katër heronjtë, me rastin e rivarrimit të tyre.