Aktakuzë ndaj pesë personave për vepra penale që kanë të bëjnë më terrorizëm

L. B., B. V., E. B., A. H. dhe A. S., janë pesë të pandehurit që do të gjykohen në departamentin special të Gjykatës së Prishtinës për shtytje në kryerjen e veprave terroriste.

Prokuroria Speciale përmes një komunikate ka bërë të ditur se aktakuza ndaj të pandehure është ngritur sot.

Sipas njoftimit pesë tashmë të akuzuarit për periudhë të panjohur kohore kanë shpërndarë dhe përcjellë mesazhe te personat tjerë duke i nxitur që të kryejnë akte terroriste.

Sipas aktakuzës të pandehurit L. B., B.V., E. B., A. H. dhe A. S., nga periudha e panjohur kohore e në vazhdimësi në bashkëkryerje, kanë shpërndarë dhe mundësuar përcjelljen e mesazheve te persona tjerë duke nxitur në kryerjen e akteve terroriste të sanksionuar nga neni 134 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Të akuzuarit L. B. dhe B. V., akuzohen edhe për armëmbajtje pa leje.

“Ndërsa, të pandehurit L. B. dhe B. V. kanë mbajtur në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar armët në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm të sanksionuar nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së”- thuhet tutje në njoftim.