Aktakuzë ndaj një inxhinieri të pyjeve në Prizren

Prokuroria e Prizrenit njofton se ka ngritur aktakuzë ndaj një zyrtari komunal nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar’.

Sipas aktakuzës, i akuzuari I. O, më datë 27.01.2022 rreth orës 13:30 në Prizren duke qenë në cilësinë e personit zyrtar – inxhinier i pylltarisë pranë Autoritetit Pyjor në kuadër Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Komunës së Prizrenit, tejkalon kompetencat e tij me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie pasurore për vete ose për personin tjetër – në rastin konkret personit juridik Sh.P.K ‘’B’’ nga fshati V. – KK Suharekë, në atë mënyrë që duke zbatuar vendimin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike të Komunës së Prizrenit për prerjen dhe krasitjen e drunjëve të cilët gjenden në parkun e qytetit dhe dërgimin e tyre në hapësirat e Agjensionit të Pylltarisë në Prizren.

Sipas njoftimit i dyshuari duke tejkaluar kompetencat e veta në mënyrë të paautorizuar së pari angazhon  kompaninë  Sh.P.K ‘B’ për prerjen dhe krasitjen e drunjëve, pa kaluar në procedurë te tenderimit dhe në kundërshtim me vendimin e D.SH.P në Prizren që të njëjtat të dërgohen në hapësirat e Agresionit të Pylltarisë në Prizren,  drunjtë e prerë në sasi prej 43,96 m3 i dërgon në hapësirat e zonës industriale në Lubizhdë të cilat janë transportuar përmes firmës e cila ka bërë prerjen dhe krasitjen e drunjtëve duke i mundësuar të njëjtës përfitim pasuror të kundërligjshëm.

Tutje prokuroria sqaron se me këto veprime, i pandehuri lartpërmendur ka përmbushur elementet e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së.

Tutje sipas prokurorisë, prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit. ​