Aktakuzë ndaj 23 personave, dyshohen se mashtruan qytetarët gjermanë përmes ‘Call Center’

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj 23 personave për rastin e njohur si “Call Center” për mashtrim ndaj shtetasve gjermanë përmes investimeve në platforma online.

Hetimet për këtë rast, Prokuroria njofton se i ka bërë në bashkëpunim me Prokurorinë e Bambergut të Gjermanisë.

Të akuzuarit me inicialet: A.F. K.G., I.L., D.H., M.T., V.K.,  A.Z., L.H., Ç.Q., F.H., M.K., F.K., I.S., S.P., A.V., A.N., I.XH., A.DH., E.L., A.M., K.R., E.R., dhe Q.I. akuzohen nga kjo Prokurori se kanë mashtruar qytetarët, shtetasit gjermanë përmes “Call Center” përmes invensitmit të platformat online.

“Sipas aktakuzës të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprat e penale gjatë viteve 2019 – 2021, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm material, ku si pasojë janë mashtruar qytetarët – shtetas gjerman, përmes qendrave të thirrjes – Call Center, duke investuar nëpër platformat online.” – thuhet në njoftimin e Prokurorisë të datës 07.06.2024.

Sipas Prokurorisë ata këtë e bërë gjatë viteve 2019 – 2021, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm material.

Veprat penale me të cilën ngarkohen të akuzuarit janë pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal te organizuar” lidhur me veprën penale “Mashtrimi” ,“Shpëlarja e parave” dhe “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” .