Dosja e Prokurorisë: Si funksiononte skema e mashtrimit të shtetasve gjerman nëpërmjet Call-Center 

KALLXO.com ka siguruar dosjen në të cilën zbardhen detajet e skemës së organizuar, ku Prokuroria pretendon se punëtorët e kompanive të ndryshme, kanë mashtruar qytetarë gjerman, e që shuma monetare shkon deri në 4 milionë euro.

Para dy ditësh, Prokuroria në bashkëpunim me Policinë  e Kosovës kanë bastisur 17 lokacione të ndryshme në Prishtinë, ku ka arrestuar 18 persona me inicialet: K.G, F.D, I.L, E.L, F.K, N.M, I.S, M.K, D.H, M.T, V.K, A.Z, L.H, Ç.Q, A.N, A.V, I.XH dhe A.DH, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale mashtrimi ndërlidhur me veprën penale pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal.

Sipas, dosjes së Prokurorisë 18 të arrestuarit, duke i kontaktuar nëpërmjet telefonit individët e interesuar në Gjermani, duke i mashtruar e njëkohësisht, duke i vënë në lajthitje me premtimet se do t’i siguronin të njëjtëve fitime të mëdha.

Ky personel i dyshuar ka bindur individët gjerman, që të kryejnë pagesa në llogari të kompanive të ndryshme e ndër to edhe kompani që ushtrojnë biznesin e shërbimeve telefonike apo Call-Center.

Prokuroria Speciale për këta 18 të dyshuar nga Gjykata, ka kërkuar që të caktojë masën e paraburgimit, në mënyrë që të zhvillojë procesin e hetimeve pa u penguar, pasi ekziston rreziku i ikjes duke u larguar nga Kosova e po ashtu mund të ekzistojë rreziku i ndikimit të të dyshuarve në dëshmitarët që mund të jenë pjesë e procedurës penale.

https://kallxo.com/lajm/aksioni-i-prokurorise-speciale-ngrihen-700-mije-euro-arrestohen-18-persona/