Kontrabanda

Aksioni antikontrabandë në veri, gjashtë të arrestuar

Përmes rrugëve ilegale, duke bartur materiale të ndryshme, gjëra ushqimore e tekstil, katër vetura janë ndaluar nga Policia Kufitare në fshatin Rujishte në një rrugë malore.

Veturat me targa të Serbisë ishin ndaluar derisa po dyshoheshin për kontrabandim me mallra.

Sipas njoftimit të Policisë më datë 11.12.2025 rreth orës 18:30 ishin hasur veturat janë ndaluar dhe policia u kishte kërkuar të njëjtëve edhe dokumentet mbi prejardhjen e mallit.

Brenda këtyre veturave policia kishte gjetur tekstil, gjësende ushqimore, produkte te mishit. Bashkë në vetura ishin gjashtë persona të dyshuar.

Pas ndalimit, të dyshuarit me veturat që kishin ishin dërguar në Stacionin Policor Mitrovicë veri.

Lidhur me rastin është njoftuar Dogana e Kosovës e cila do te vazhdojë me procedura doganore.

Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar i shtetit me urdhrin e te cilit rasti iniciohet ‘‘Kontrabandimi me mallra‘‘ dhe ‘‘Kalimi ilegal i kufirit‘‘ dhe pas intervistimit personat e dyshuar te lirohen ne procedurë te rregullt.

Gazetarët hulumtues të Kallxo Përnime kanë zbuluar rrugë të kontrabandës në zonën veriore të Kosovës.

Në një hulumtim ekskluziv Kallxo ka dokumentuar kalimin e kamionëve, furgonëve dhe furistradave në rrugët ilegale të kontrabandës.

Brenda një periudhe 6 ditore ekipi ka dokumentuar mbi 30 kalime në zonën e Junakes në mes të Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

Hulumtimi do transmetohet të dielën nga ora 22:30 në RTV Dukagjini dhe Kallxo.com.