Aksion në disa lokacione në Kosovë, arrestohen 7 të dyshuar, sekuestrohet sasi e konsiderueshme e armëve

Shtatë persona janë arrestuar  për kryerjen e veprës penale – importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

“Prokuroria Speciale njofton se shtatë (7) personat e arrestuar gjatë ditës së sotme me inicialet S.K., H.N., S.A., S.N., T.R., F.A dhe H.A, janë arrestuar pasi që të njëjtit kanë kryer veprat penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” nga neni 364 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, lidhur me veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se gjatë këtij kontrolli në lokacione të ndryshme janë gjetur dhe sekuestruar sasi e konsiderueshme e armëve dhe sendeve të ndryshme të cilat do të shërbejnë si prova materiale për prokurorinë në procedurë të mëtejme.

Në tetë lokacione të ndryshme janë sekuestruar telefona mobilë, pushkë, fishekë, revole, shufra për pastrim.