Arrestimi ne Gjilan per fajde, Foto nga Policia e kosoves

Aksion kundër të dyshuarve për fajde në Gjilan - Pamje 

Dy persona janë arrestuar në Gjilan nën dyshimin për fajde dhe detyrim gjatë ditës së sotme. 

Policia ka njoftuar se aksioni i cili u zhvillua më 20.06.2024 në Pejë ka vazhduar sot me aksion të radhës edhe në Gjilan. 

Aksioni është shtrirë në tri lokacione në Gjilan, dhe u realizua pas ndërmarrjes së veprimeve operative hetimore në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar të përfshirë në veprat penale “Fajde dhe Detyrim”. 

Një person tjetër tashmë është në kërkim nga organet e rendit pasi nuk është arritur lokalizimi i tij dhe arrestimi. 

Sipas njoftimit të policisë, dy të arrestuarit në Gjilan po dyshohet se Personat e arrestuar në këtë rast  kanë ushtruar presion dhe kërcënime ndaj viktimës me qellim të marrjes së interesit nga veprimtaria e fajdes dhe si rezultat i veprimeve të kundërligjshme personat e dyshuar i kanë shkaktuar dëme materiale viktimës në vlerën mbi 600 mijë euro.

Gjatë operacionit policor në cilësi të provave materiale janë sekuestruar tri vetura, motorë sportiv, armë dhe municion, kartëmonedha euro, dokumente të ndryshme si dhe dëshmi tjera materiale të cilat do të përdoren në procedurën penale ndaj të dyshuarve.

Kush janë të arrestuarit nën dyshimet për fajde në Pejë, në mesin e tyre edhe një grua