Aksidenti tragjik në Bullgari, të mërkurën ditë zie në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë vendim që nesër (e mërkurë), të shpallet ditë zie shtetërore në Kosovë.

Ky vendim, sipas Presidencës, është marrë në shenjë solidarizimi dhe nderimi të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, shumica dërrmuese bashkëkombas tanë, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident trafiku në Bullgari.

Së paku 46 persona mbetën të vdekur nga aksidenti tragjik që ndodhi mëngjesin e së martës në Bullgari, në një autobus që po bartte udhëtarë nga Turqia për në Maqedoni të Veriut.

Maqedonia e Veriut ka shpallur tri ditë zie.

Të paktën 46 persona të vdekur pas djegies së një autobusi në Bullgari