Aksident me fatalitet në Prishtinë

Aksidenti me fatalitet në Prishtinë, kërkohet paraburgim për të dyshuarën

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar që t’i caktohet masa e paraburgimit të dyshuarës në rastin e aksidentit me fatalitet që ndodhi para dy ditëve, më 26.02.2024, në afërsi të Ministrisë së Arsimit.

Në kërkesën që ka siguruar KALLXO.com është thënë se ekziston dyshimi i bazuar se e pandehura, nga pakujdesia e derisa ishte duke ngasur veturën e saj, ka vepruar në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor.

Kërkesa shpjegon në detaje se si ndodhi e gjithë ngjarja. Sipas Prokurorisë, deri tek aksidenti ka ardhur pasi e pandehura nuk iu ka përshtatur shpejtësisë së automjetit dhe kushteve të rrugës.

“Me të arritur përball Ministrisë së Arsimit, tek semafori e njëjta duke vazhduar përpara në mënyrë të pakontrolluar edhe me pjesën e përparme të automjetit e godet shtyllën e semaforit dhe nga goditja semafori rrëzohet dhe godet këmbësorin” – thuhet në këtë kërkesë.

Si pasojë e goditjes nga semafori, viktima pësoi lëndime të rënda trupore e më pas vdiq në vendin e ngjarjes.

Me këto veprime, Prokuroria pretendon se drejtuesja e automjetit dyshohet se kishte kryer rrezikim të trafikut publik duke shkaktuar aksidentin fatal.

Aksidenti me fatalitet në Prishtinë, e dyshuara dërgohet në mbajtje

Aksidenti me fatalitet në Prishtinë, Policia jep detajet