Aksident me fatalitet në Prishtinë

Aksidenti me fatalitet në Prishtinë, Policia jep detajet

Ngasësja e automjetit që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin me fatalitet në Prishtinë, është shoqëruar në stacion policor.

Kështu ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se aktualisht Policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë çuar deri te ky aksident trafiku që ndodhi më 26.02.2024.

“Rreth orës 12:40  kemi pranuar informatën se në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale” – tha zëdhënësja.

Tutje ajo shtoi se në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një automjet.

E njëjta tha se si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka arritur të përballojë plagët dhe ka vdekur.

Ahmeti shtoi se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

KALLXO.com ka raportuar për rastin:

Aksident me fatalitet në Prishtinë