Aksidenti me 4 të lënduar, arrestohet shoferi, dyshohet se drejtoi automjetin nën ndikimin e alkoolit

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident që ka ndodhur në hyrje-dalje në autostradë “Ibrahim Rugova” në Prizren.

Një person është arrestuar nga policia pasi dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka drejtuar një makinë e cila është përfshirë në këtë aksident.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur në mes të dy veturave, njëra me targa të Shqipërisë e njëra vendore.

“Ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave  njëra me targa të Shqipërisë me ngasës të dyshuarin  mashkull shtetas i Shqipërisë  dhe tjetra me targa vendore me ngasës viktimën  mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona dy shtetas të Shqipërisë dhe dy të Kosovës. I dyshuari ka rezultuar me alkool në gjak 1.12 promilë dhe i njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Të lënduarit, sipas policisë kanë pranuar tretman mjekësor.