Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Aksident trafiku në ‘Rrugën C’, tre persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot mes një moto-kultivatori dhe dy automjeteve në rrugën “C”, në Prishtinë.

Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar tretman mjekësor.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot në ora  13:15, kemi pranuar informatën për një  aksident trafiku në rrugën “C” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë  një motokultivator dhe dy automjete. Si pasojë e aksidentit tretman mjekësor kanë kërkuar tre persona. Rasti po hetohet nga njësiti i trafikut”- ka thënë Ahmeti.