Peja. Foto:Atdhe Mulla.

Aksident trafiku në Pejë, motoçiklisti pëson lëndime të rënda

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në hyrje të qytetit të Pejës.

Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Rasti u konfirmua për KALLXO.com nga Policia e Kosovës.

Sipas zëdhënësit të PK-së për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, vozitësi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda dhe i njëjti për tretman është dërguar në QKUK.

“Rreth orës 14:30 policia është njoftuar për një aksident në hyrje të qytetit të Pejës. Në aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një motoçikletë. Vozitësi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda. Fillimisht, është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës, e më pastaj në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”, tha Gashi.