“Dudi Kërshit”. Foto: Adelinë Ahmeti/KALLXO.com

Aksident te 'Shkëmbi i Dudës' në rrugën Mitrovicë - Leposaviq, del nga rruga një kamion

Një aksident trafiku me dëme materiale ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë- Leposaviq në vendin e quajtur ‘Shkëmbi i Dudës’.

Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 15:00 dhe sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, nuk raportohet për të lënduar.

Zahiti ka treguar se kamioni ka dalë jashtë rrugës si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.