Aksident në Skenderaj, tre të lënduar

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Makërmal të Skenderajt.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

“Rreth orës 17:00, është raportuar për aksident trafiku i shkaktuar në fshatin Makremal  të Skenderajt. Në aksident janë  përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar tre persona”- ka thënë ai.

Policia është duke kryer hetimet për të kuptuar shkaktarin e aksidentit.