Foto: Ilustrim

Aksident në rrugën Rahovec - Xërxë, tre të lënduar

Nga një aksident që ka ndodhur sot në rrugën Rahovec – Xërxë janë lënduar tre persona, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë.

Në këtë incident kanë qenë të përfshira dy vetura dhe deri tek aksidenti ka ardhur, pasi njëri nga vozitësit kur ka arritur në fshatin Bërnjak, ka dal nga shiriti i djathtë në të majtin, që ka qenë duke lëvizur vetura tjetër.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

“I dyshuari kur arrin në fshatin Bërnjak nuk ia përshtat shpejtësinë e lëvizjes automjetit te tij, ku rruga është me kthesë, humb kontrollin mbi automjetin e tij devijon shiritin e rrugës nga shiriti i djathtë del në shiritin e majtë dhe me pjesën e përparme të krahut të majtë,  e godet automjetin ne pjesën e përparme të krahut të majtë”, ka bërë të ditur ai.

Ai theksoi se si pasoj e aksidentit, përveç lëndimeve të tre personave,  në të dy automjetet janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

“Të tre të lënduarit me autoambulancë dërgohen në Emergjencën e Spitalit Rajonal ne Gjakove për trajtimin mjekësor, pas marrjes së ndihmës së parë, I dyshuari për shkaqe te lëndimeve rënda,  dërgohet me autoambulancë në QKUK në Prishtinë për shërim të mëtejshëm”, tha zëdhënësi i Policisë.

Gjurkaj theksoi njëri nga të lënduarit është shtruar në repartin e Kirurgjisë në Gjakove, ndërsa i aksidentuari tjetër është liruar në shtëpi.

“Sipas mjekut kujdestarë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë. Në lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i shteti i cili na ka autorizuar t’i zhvillojmë hetimet dhe rasti të dërgohet në procedurë të rregullt”, tha më tej ai për KALLXO.com.