Aksident në rrugën Klinë-Istog, 6 persona të lënduar

Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në rrugën Klinë – Istog, afër fshatit Zllakuqan.

Sipas Policisë së Kosovës nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 6 persona.

“Rreth orës 17:00 kemi marrë informacion për një aksident në rrugën Klinë – Istog, afër fshatit Zllakuqan. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, ndërsa kanë mbetur të lënduar 6 persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Driton Rogova nga Policia e Kosovës, për KALLXO.com.