Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Aksident në Prishtinë, një këmbësor mbetet i lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:20 në Prishtinë, ku janë përfshirë dy vetura në lëvizje dhe një këmbësor.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori, i cili është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti për KALLXO.com.

Ahmeti ka njoftuar se me rastin po merret njësiti i trafikut.