Dy të lënduar rëndë nga aksidenti mes trenit dhe furgonit në Klinë

Dy persona janë lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti në fshatin Krushevë e madhe të Klinës.

Aksidenti ka ndodhur në mes trenit dhe një furgoni.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se dy qytetarët janë të lënduar rëndë.