Ilustrim

Aksident në Livoq të Gjilanit, dy të lënduar

Të paktën dy persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku, që ka ndodhur sot rreth orës 05:00 në fshatin Livoq të Gjilanit.

Policia bën të ditur se ka qenë një vet-aksident ku ka qenë e përfshirë një veturë me tabela vendore.

Si pasojë, lëndime trupore ka pësuar vozitësi dhe një pasagjer që ishte me të.

“Të lënduarit  kanë marr ndihmë në  emergjencën rajonale në Gjilan. Nga hetimet e para dyshohet se drejtuesi i mjetit ka qenë nën ndikim të alkoolit, (1.23 promila). Nxjerrjen e këtyre personave nga automjeti e kanë bërë ekipi i zjarrfikësve të rajonit të Gjilanit. Për momentin sipas mjekut kujdestar te lënduarit nuk janë në rrezik për jetën” – ka thënë për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.