Policia e Kosovës

Aksident në Dobërdelan të Suharekës, lëndohet një 14-vjeçar

Të shtunën, më 09.06.2024, rreth orës 19:00 në fshatin Dobërdelan të Suharekës ka ndodhur një aksident ku një 14-vjeçar ka mbetur i lënduar.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Një aksident rreth orës 19:25 ka ndodhur në Dobërdelan të komunës së Suharekës, ku janë përfshirë një veturë dhe një biçikletë. Si pasojë e kësaj ka pësuar lëndime të rënda çiklisti, i lindur në vitin 2010. Me shkaqet e aksidentit po merren njësitet rajonale të trafikut në Prizren” – ka deklaruar ai.