Një i lënduar nga një aksident në rrugën Mitrovicë - Prishtinë

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, përkatësisht në fshatin Stanovc.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha për KALLXO.com se aksidenti ka shkaktuar edhe dëme materiale.

Aksidenti ka ndodhur sot më 18.06.2024 rreth orës 18:00.