Aksident në autostradën 'Ibrahim Rugova', dy të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar dy persona.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Aksidenti ka ndodhur në autostradë, drejtimi Duhël-Prishtinë (km 42). Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime, njëri prej tyre është dërguar për trajtim mjekësor. Njësia e trafikut e autostradës është marrë me aksidentin”, ka thënë Krasniqi.