Ilustrim

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen tre persona

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku që ndodhi në mëngjesin e sotëm në lagjen “Arbëri” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 07:30 në Prishtinë, ka ndodh një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti./21Media