Aksident mes tri automjeteve në Veternik, tre të lënduar (FOTO)

Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident mes tri automjeteve, i cili ka ndodhur në lagjen Veternik të Prishtinës.

Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com, Florie Ahmeti, zëdhënëse për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 17:30, në Veternik, është raportuar për një aksident rrugor në mes të tri automjeteve. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e këtij aksidentit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona”, tha Ahmeti.

Ajo shtoi se ekipet e policisë janë duke u marrë me shkaqet e këtij aksidenti.

“Njësia policore e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident”, shtoi tutje Ahmeti.