Aksident mes një kamioni dhe një veture në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, dy të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë si pasojë e të cilit janë lënduar dy persona.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00, përkatësisht në segmentin rrugor në Maxhunaj.

“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, përkatësisht  në  segmentin rrugor në Maxhunaj, në aksident janë përfshirë një  kamion dhe një veturë, si pasojë e aksidentit dy persona kanë  pësuar lëndime”- tha Zahiti për KALLXO.com.