Aksident mes një kamioni dhe një veture në autostradën "Ibrahim Rugova"

Një person ka marr lëndime trupore si pasojë e përfshirjes në një aksident trafiku të një kamioni dhe veture në autostradën Prizren-Suharekë.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, për KALLXO.com ka bërë të ditur se njësitet policore janë marrë me aksidentin.

“Pak pas orës 15:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku. Njësia policore ka shkuar në vendin e ngjarjes në autostradë drejtimi Prizren-Suharekë (kyçja veri). Në aksident janë përfshirë dy automjete, një veturë e një kamion” – ka bërë të ditur Krasniqi.

Sipas Krasniqit, si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore.